12 tetor 2002. Shqipëria çel në “Qemal Stafa” eleminatoret e europianit të vitit 2004.
Në stol ulet një italian, Giuseppe Dossena, përballë kundërshtare është Zvicra, shtet me një komunitet masiv shqiptarësh.
Miqtë shënojnë të parët, autor i golit është Murat Yakin, sot trajner i kombëtares helvete.
Tifozët shtyjnë por goli i barazimit nuk vjen. Deri kur në minutën e 79′ fitohet një goditje dënimi në të majtë të sulmit.
E merr përsipër Edvin Murati, lojtar teknik me goditje të mirë. Kur shumëkush priste një harkim, Murati i befason të gjithë, përfshirë portierin Stiel të Zvicrës. Topi merr një trajektore sikur ta kishte gjuajtur Roberto Carlos dhe përfundon në rrjetë.
1-1 dhe festë në tribuna. Dossena e pati të shkurtër qëndrimin në Shqipëri. U zëvendësua nga gjermani Briegel, me të cilin Edvin Murati punoi dhe shënoi një gol edhe më të rëndësishëm ca muaj më vonë…
